Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi për vdekje një person, AMP arreston policin

schedule11:36 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 11:36 - 3 Dhjetor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Dritan Qylafi, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë.

Qulafi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!