Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Elbasan.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë.
Dyshohet se Spaho është personi i cili qëlloi me armë Hykën, teksa ky i fundit ishte brenda automjetit të tij.
Xhino Ago, ish ortaku i biznesmenit ka patur një rol kyç në ndihmën që i ka dhënë atentatorëve, tashmë të shpallur në kërkim, Marselo Arani e Armando Kola. Sipas grupit të hetimit, që zbardhi dinamikën e ngjarjes 48 orë më vonë, Xhino Ago iu dha vrasësve makinën e arratisjes.
Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.
Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja./abcnews.al

