TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.
I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD.
“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.
Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.
Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.
Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti”, tha ai.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, u shpreh se Sali Berisha është një politikan, i cili nuk jeton dot pa konflikt.
“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit”, tha ai./abcnews.al

