Ibrahim Rugova do të festonte sot 81-vjetorin e tij të lindjes, ndërsa personaliteti i tij politik mbetet pjesë e padiskutueshme e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës dhe e rrugëtimit të vendit për të gjetur veten.
Këshilltari dhe zëdhënësi i presidentit, Muhamet Hamiti, tha për “Ballkan Update” se Rugova ishte një ndër kritikët më në zë të letërsisë shqipe. Sa i takon situatës politike në Kosovë, Hamiti deklaroi se demokracia është në rënie dhe se, të paktën gjatë këtij viti, Kuvendi nuk është mbledhur asnjëherë për të diskutuar mbi problematikat e vendit.
“Sot është ditë ku ne festojmë jetën dhe veprën e Rugovës, atit themeltar të shtetit të Kosovës. Nga një lëvizje kulturore, ai e ktheu atë në lëvizje politike. Rugova i priu LDK-së, e cila ishte strumbullari i pavarësisë së Kosovës dhe që çoi në luftën e armatosur për liri.
Ai ishte një ndër kritikët më në zë të letërsisë shqipe. LDK hyn në këto zgjedhje me besimin se do të dalë më mirë dhe do të fitojë, pasi në 3-4 vitet e fundit kemi një frymë populiste. Këtë vit kemi pasur jo vetëm polarizim ekstrem, por edhe mohim total të institucioneve të shtetit, ku Kuvendi nuk është mbledhur asnjëherë për të diskutuar punët e vendit. Demokracia në Kosovë është në rënie.” / abcnews.al /

