FIER- Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje/abcnews.al

