Papa Leoni XIV përmbyll këtë të martë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, gjatë të cilit u ndal në Turqi dhe Liban.
Në ditën e fundit të qëndrimit në vendin e Lindjes së Mesme Ati i Shenjtë u lut në vendin e shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit në vitin 2020, i cili është bërë simbol i mosfunksionimit, pandëshkueshmërisë zyrtare dhe plagëve të Libanit.
Disa nga familjarët e 218 personave që u vranë nga shpërthimi e pritën kreun e kishës katolike me foto të të afërmve të tyre.
Ata qëndruan në heshtje në vendin e shkatërruar nga shpërthimi dhe grumbujve të makinave të djegura pas tij, ndërkohë që Papa po ashtu mbajti një lutje të heshtur para rrënojave.
Shpërthimi i 4 gushtit 2020 shkatërroi portin e Bejrutit dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme, ndërsa qindra ton nitrat amoni shpërtheu në një depo.
Pesë vjet më vonë, këto familjet ende kërkojnë drejtësi. Asnjë zyrtar nuk është dënuar në një hetim gjyqësor që është penguar vazhdimisht.
Gjatë vizitës së tij ën Liban, Leoni XIV u kërkoi udhëheqësve politikë të vendit të ndjekin të vërtetën si një mjet për paqe dhe pajtim. Ai bëri thirrje për unitet dhe bashkëjetesë fetare.
Papa nisi udhëtimin e tij pak ditë më parë në Turqi, ndërsa mbërriti në Liban këtë të diel. Paraardhësi i tij, Papa Françesku, kishte planifikuar t’i vizitonte të dyja vendet, por nuk mundi për shkak të problemeve me shëndetin./abcnews.al

