Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitore në tavolinë dhe në front? Flamuri rus valëvitet në Pokrovsk, Putin merr ofertën bujare të trump

schedule15:31 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 15:31 - 2 Dhjetor, 2025

Situata për Ukrainën nuk duket aspak e favorshme, si në tryezën diplomatike, ashtu edhe në frontin e luftës. Rusia ka thënë se ka marrë kontrollin në qytetin kyç të Pokrovskut, nga ku publikoi një video të ushtarëve duke valëvitur flamurin rus.

Trupat ukrainase që luftojnë në qytet kanë thënë ende mbajnë nën kontroll pjesën veriore të Pokrovskut në Ukrainën lindore. Qyteti ndodhet përgjatë vijës lindore të frontit në një pjesë të asaj që është quajtur brezi i fortifikuar i Donetskut. Gjatë vizitës së tij në Paris presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se luftimet ende vazhdojnë në Pokrovsk, por situata gjithsesi mbetet e vështirë.

Edhe ushtarët ukrainas në vijën e frontit duken të demoralizuar nga lufta gati 4-vjeçare dhe nga plani I paqes që po diskutohet, që është cilësuar si një kapitullim për Kievin.

Ata kanë bindjen se Rusia mbetet e vendosur për të pushtuar Ukrainën, tani ose pas disa vitesh, pavarësisht se çfarë llok marrëveshje mund të arrihet. Duke folur për Associated Press, disa nga ushtarët në vijën e frontit thonë se Kievi duhet të mbajë një ushtri të konsiderueshme për të mbrojtur vendin.

Pa garanci të konsiderueshme sigurie, siç është anëtarësimi në NATO për Ukrainën, ata dhe analistët ushtarakë besojnë se një pushtim i ri rus me trupa dhe pajisje të reja është i pashmangshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se luftimet nuk do të ndalen nëse Ukraina nuk tërheq trupat nga rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhisë dhe Khersonit.

Kreu I Kremlinit pret këtë të martë të dërguarin e Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan Jared Kushner. Ata do të diskutojnë për fundin e luftës mbi bazën e një plani amerikan që do I jepte Moskës fitore të mëdha territorial.

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se Witkoff do i paraqiste Putin ofertën amerikane për njohjen e territoreve të pushtuara të Donbasit, Khersonit dhe Zaporizhias e po ashtu gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi në vitin 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!