Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Popullit, PS ia lë PD. Balla: Nuk propozojmë/ Formula e PD, çon 6 emra, PS zgjedh 3, PD dërgon një në seancë

schedule11:14 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 11:14 - 2 Dhjetor, 2025

Socialistët nuk do propozojnë asnjë emër për Avokat të Popullit. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se shumica është tërhequr nga propozimi dhe do të votojë kandidatin e mbështetur nga opozita, për t’i dhënë fund ngërçit trevjeçar për përzgjedhjen e avokatit të ri të popullit.

“Ne nuk do të mbështesim deri në këtë afat me firmat tona një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës. Unë dua që Kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli të propozuar nga opozita dhe të mbështetur nga shumica. E kush është problemi? Por patjetër, unë këtë po them: ti e ke propozuar. Ne po e votojmë.”

E menjëhershme ishte përgjigjja e opozitës. Demokratët propozuan një formulë për zgjedhjen e avokatit të ri të popullit. Nga 26 kandidatë të cilët kanë shprehur interes, ata do të mbështesin 6 emra. Më pas socialistët do të përzgjedhin 3 emra. Në fund të seancës do t’i përcillet vetëm një emër i përzgjedhur nga PD që do votohet me konsensus.

“Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej të votohej. Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura.”

26 kandidatë kanë shprehur interes për postin e avokatit të popullit, të cilët kanë kohë deri në mesnatë për të siguruar 28 firma deputetësh për të vijuar garën. Përveç Besim Ndregjonit që ishte propozimi i PD legjislaturën e kaluar, që do të ketë përballë edhe Adriana Kalanë, një emër që bie në sy është ai i Endri Shabanit.

Ish-kreu i nismës Thurje, pas përplasjes me Lapajn për mandatin e deputetit, po kërkon të ulet në karrigen e avokatit të popullit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Shabani do të arrijë të marrë mbështetjen e PD dhe votat e PS. Për përzgjedhjen e avokatit të ri të popullit duhen 84 vota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!