FSHF solidare, sërish aktivitet për fëmijët e të prekurve nga tërmeti

schedule16:28 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 16:28 - 20 Dhjetor, 2019

FSHF ka njoftuar një festë me fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti, këtë herë në kampin e Pezë. Njoftohet se mbi 50 fëmijë janë mbledhur në një atmosferë festive në shoqërinë e animatorëve, muzikës e Babagjyshit, për të përjetuar momente të bukura argëtuese me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka lëshuar ehe një deklaratë: “Në këtë fatkeqësi të madhe natyrore, Federata e Futbollit e pa si detyrë parësore të qëndrojë pranë familjeve të prekura nga tërmeti e në veçanti pranë vogëlushëve.

Që nga dita e parë ne, si institucion, si staf punonjësish dhe futbollistë të kombëtares, u munduam t’i lehtësojmë sadopak këto familje. Fokusi ynë kanë qenë dhe mbeten fëmijët, pasi mendojmë se futbolli është një ndër ‘ilaçet’, nëse mund ta quaj kështu, që ata t’i kthehen normalitetit. Festat dhe kontributet tona do vijojnë në ditët e ardhshme në institucione të tjera”deklaron Shulku.

Ai i ka dhuruar edhe një top nxënëses së klasës së dytë, Fatime Duraku, e cila e ka pasion futbollin dhe luan me ekipin e futbollit të shkollës “16 Shtatori” në Pezë, duke e përgëzuar dhe uruar që të vazhdojë me dashurinë për futbollin shkuan FSHF në njoftimin e saj.

Më tej shton se ndër më aktivët në takimin me fëmijët ishte ish-futbollisti legjendar i kombëtares sonë,Sulejman Demollari, i cili u mësoi fëmijëve edhe disa teknika të futbollit. Kjo seri festash organizuar nga #FSHF, vjen pas anulimit që Federata u ka bërë të gjitha festimeve institucionale të stafit të saj dhe solidarizimit të plotë me familjet e prekura nga tërmeti në vendin tonë.

FSHF ka planifikuar të ndërtojë të paktën 3 shtëpi dhe më shumë në varësi të fondeve të grumbulluara. Federata e Futbollit gjithashtu ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të siguruar ndihma për zonat e prekura. Ne jemi një skuadër! Festojmë e rindërtojmë së bashku, mbyll FSHF njoftimin e saj. /abcnews.al