Personi që shihni në foto është Edmond Hyka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e të dielës në makinën e tij në Elbasan.
Ngjarja ndodhi teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover.
Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.
Hyka ka në pronësi një pikë karburanti në dalje të qytetit dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërkohë që një grup i posaccëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al

