TIRANË- Hysen Snalla dhe Klejdi Picari janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një aksioni të zhvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Klejdi Picari 21 vjeç dhe pasagjer Hysen Snalla, 27 –vjeç ku gjatë kontrollit fizik, shtetasit Picari iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit Snalla iu gjetën doza kokaine.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

