Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i Ballukut, ‘Argumenti kryesor i SPAK, frika’, Çupi: Drejtësia nuk ka autoritet, as atë të ligjit!

schedule20:40 - 27 Nëntor, 2025

schedule 20:40 - 27 Nëntor, 2025

Përplasja mes qeverisë dhe drejtësisë lidhur me pezullimin e numrit dy të qeverisë, ishte fokusi i tryezës së diskutimit në ‘Real Story’. Rama dërgoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje nga ana e SPAK sa i takon pezullimit të Ballukut, duke cilësuar se mandati i saj është i barazvlefshëm me të deputetit.

Analisti Frrok Çupi tha se argumenti kryesor i SPAK është frika dhe se dy institucionet e pavarura kanë marrë pavarësinë e njëri tjetrit. Çupi shtoi se drejtësia ‘ e re’ nuk ka autoritet dhe as atë të ligjit.

“E gjithë kjo që ka ndodhur i ka premisat te frika, duke nisur nga frika që manifeston në raport me zonjën Balluku. Në argumentin që jep që e pezullon nga detyra, nga frika se mos ushtron ndikim, largohet nga vendi ose prish provat. Që këtu drejtësia nuk ka bërë asgjë sepse të gjitha këto frikëra janë obsesione. Si mund të kurohet frika se Balluku duke qenë pa postin e nënkryeministres nuk do takojë dëshmitaret? Si mund të zhduket frika se Balluku nuk do e përsëris krimin?

E ka çuar gjykatën dhe SPAK, të shkojë në vendime të dëmshme për vendin. Trupa e drejtësisë ndodhet në gjysmën e rrugës. Këtu asgjë nuk është e shërueshme, është një rrugë e nisur nga drejtësia për të strukturuar vendin.

Trupa gjyqësore nuk e duron lirinë e vetë, gjyqësori nuk ka pasur kurrë liri. Është në gjunjë ndaj atyre që i kërkuan lirinë. Dy institucionet e pavaruara kanë marrë pavarësinë e njëri tjetrit. Kur shkel pavarësinë e tjetrit, ke humbur pavarësinë tënde. Kjo drejtësi nuk ka autoritet, as atë të ligjit.”, tha Çupi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!