Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjyq popullor për zv.kryeministren”/ Minxhozi: SPAK, precedent me sjellje represive

schedule20:58 - 27 Nëntor, 2025

schedule 20:58 - 27 Nëntor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi thotë se për zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga GJKKO, po zhvillohet një gjyq popullor.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se SPAK po tregon precedent me sjellje represive, përballë vrullit të njerëzve, partive politike, apo edhe ndërkombëtarëve, për të goditur zyrtarë të lartë.

“Nëse për një deputet dihet si është korsia që duhet të ndjekësh për hetimin, për ministrin, kushtetuta na thotë që është i njëjti imunitet. Nëse zonja Balluku do kishte dhënë dorëheqjen, askush nga ne nuk do të kishte gjë për të thënë, por këtë raport me etikën dhe vetveten e mban ajo. Ne ndodhemi në një situatë të ndryshme tani. Zyrtari ka vendosur ta çojë kabinetin në procedurë. Te kjo rrethanë ligjore, vijmë te situata ku drejtësia e re merr këtë vendim pezullimi, unë kam një idenë time se pse është i tillë dhe pse është kështu. Ka një teori konspiracioni që kam dëgjuar në Tiranë, që thotë se u godit Veliaj në shkurt që Rama të mos marrë 83 mandate, po goditet Balluku tani që Rama mos t’i gëzojë 83 mandate. Mendoj se në rastin e zonjës Balluku, është vendosur kjo masë pezullimi, për dy arsye madhore. E para, siç është krijuar nga tradita e zyrtarëve të goditur, ne kemi një gjyq popullor që vazhdon me javë, muaj, mesazhe të filtruara të dyshimtë, copëza dosjesh të nxjerra nga konteksti, krijojnë një dënim paraprak, personi i akuzuar, praktikisht gjykohet nga mijëra duar që ngrihen.

Sot ndodhemi në periudhën e standardeve dhe të drejtave, nuk mund t’i shkelim. GJKKO dhe SPAK ndodhen përballë këtij vrulli të madh i rrjetit, i medias, i politikës kundërshtare, ose edhe ndërkombëtarëve, ndodhen përballë këtij fronti, ndodh që shtyhen, marrin edhe hapa, në rastin e zonjës Balluku është instikt i drejtësisë së re për ta afruar sa më shumë këtë, në formatin e rasteve paraardhëse. Nëse të mëparshëm, sjellja ka qenë, je i dyshuar, je në hetim, po të mbajmë edhe në burg, ndodhemi përballë këtyre sjelljeve repsresive paraburgimi, që ndoshta, ka shtyrë drejtësinë e re, që këtë zyrtare, ta trajtojmë sadopak.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!