Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohet prodhimi i energjisë diellore/ INSTAT: Në korrik shtator ka zënë 29 perqind të totalit

schedule14:12 - 27 Nëntor, 2025

schedule 14:12 - 27 Nëntor, 2025

Shtohet energjia elektrike e prodhuar nga dielli gjatë këtij viti.Të dhënat e Instat për periudhën korrik-gusht -shtator të këtij viti tregojnë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga impiantet diellore arriti në rreth 29 % të totalit për të cilën ka nëvojë vendi.

Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim një numër i konsiderueshëm impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike.

Po ashtu tregues mjaft optimist për sektorin energjitik është edhe ulja e humbjeve në rrjet. Sipas INSTAT humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 323 Gwh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 Gwh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16 % nga 16,8 % që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Një ulje të lehtë ka pësuar edhe konsumimi i energjisë elektrike. Sipas INSTAT përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2025, u ul duke arritur vlerën 1.700 GWh nga 1.702 Gwh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar kryesisht bizneset ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë. Ndërkohë mungesa e reshjeve gjatë verës ka dhënë ndikim në uljen e prodhimit të energjisë elektirike nga hidrocentarlet po kjo wshtw kompesuar nga shtimi i energjisë diellore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!