Një aksion mes SPAK dhe autoriteteve italiane u zhvilluar kundër një rrjeti kriminale që shtrihej edhe në Shqipëri. ABC News mëson se nga ky aksion është arrestuar edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Haxhiaj, akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane. Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Më herët ka qenë te Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale. Sipas të dhënave paraprake baza e grupit është në Shqipëri, konkretisht Durrës e Tiranë.


