Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmet në infrastrukturë nga moti i keq/ Rama: Ekipet e punës në terren për të garantuar sigurinë në zonat e prekura

schedule13:03 - 26 Nëntor, 2025

schedule 13:03 - 26 Nëntor, 2025

Moti i keq që përshiu vendin me reshje intensive të shiut shkaktoi përmbytje masive, por edhe dëme në infrastrukturë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në terren për riparimin e argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, janë angazhuar për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura

“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura. Pamje nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, kanali kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimi i urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrja e batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë”, shkruan Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!