LUSHNJË– Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo ishte shënjestër e një atentatit këtë të martë në qytetin e Lushnjës.
Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona, të cilët i kanë bërë pritë dhe më pas kanë zbrazur armët mbi makinën e tij, por fatmirësisht 45-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave.
Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në 13 tetor të 2017-ës, Sulo u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjën ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos” u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.
Më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë/abcnews.al

