Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

schedule11:39 - 25 Nëntor, 2025

schedule 11:39 - 25 Nëntor, 2025

TIRANË- Është shtyrë më datën 10 dhjetor seanca e radhës për Dosjen “Partizani”.

ABC News mëson se shkak për shtyrjen e seancës së kësaj të marte, u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj që mbron Bektashin, “HomePlan shpk dhe Kontakt Shpk”.

Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!