LUSHNJË- Paraditen e kësaj të marte janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Lushnjë.
Policia vendore e Lushnjës njoftoi se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë Julian Sulo, 45 vjeç.
Të shtënat janë qëlluar drejt automjetit të tij, i cili ishte në lëvizje e sipër.
Ai njihet si rivali i Aldo Bares.
Grupi hetimor ka nisur procedurat për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

