Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në lidhje me transferimin e Erling Haaland në “Old Trafford”. Sot qarkulluan zërat se ylli norvegjez po udhëton drejt Mançesterit për të firmosur me “Djajtë e Kuq”.
19 vjeçari po bën një sezon të shkëlqyer dhe shumë skuadra janë vënë pas tij. Edhe Manchester United është një nga skuadrat e interesuara, por sipas Solskjaer, ai nuk po vjen në Mançester për të firmosur me skuadrën e tij.
“Unë e njoh personalisht, njoh dhe diçka nga miqtë e tij. Nuk mendoj se do të vijë këtu për të firmosur me ndonjë ekip. Ai nuk mund të udhëtojë nga Stavanger (Norvegji) me një linjë direkte. Prandaj duhet të bëjë një ndalesë në Mançester. Gjithsesi, nuk më lejohet të komentoj për lojtarë të skuadrave të tjera”, shpjegoi Solskjaer./abcnews.al