Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videokartolinë, nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”, në prag të festave të Nëntorit.
Të veshur kuqezi, me simbolet kombëtare, shqiponjën dykrenare nxënësit e shkollës “Servete Maçi” dhurojnë një atmosferë emocionuese ndërsa këndojnë “O moj e bukura Arbëri”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

