Në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ fokus në tryezën e diskutimit dhe në sondazhin e radhës ishte pezullimi nga detyra e numrit dy të qeverisë Rama, zëvendës kryeministres dhe njëherësh ministres së energjitikës Belinda Balluku.
Kryeministri Rama vendosi që këtë çështje ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese, ku sipas kërkesës ministrja mund të pezullohet nga detyra vetëm nga votimi i Parlamentit.
41.7 për qind e të anketuarve e mendojnë të drejtë vendimin e Ramës për të dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese. 37.6 për qind e tyre mendojnë se vendimi është i gabuar, ndërsa 20.7 për qind e tyre mendojnë se vendimi tregon se reforma në drejtësi ka nevojë për korigjime.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike, ku maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%. / abcnews.al /

