Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkrihet “ministria” Musk/ Departamenti i eficencës DOGE nuk ekziston më

schedule15:33 - 24 Nëntor, 2025

schedule 15:33 - 24 Nëntor, 2025

Elon Musk erdhi me bujë të madhe në administratën e Donald Trump, në krye të një operacioni spastrimi, për të ulur të gjitha shpenzimet e panevojshme.

Departamenti i Efiçencës Qeveritare, i drejtuar nga Musk, tashmë nuk ekziston më pasi kontrata e tij u ndërpre kur i kishin mbetur edhe 8 muaj punë.

Tashmë ish-punonjësit e Departamentit kanë zënë vende të reja pune në administratë. Zyra e burimeve njerëzore e qeverisë federale, që atëherë ka marrë përsipër shumë nga funksionet e departamentit dikur të drejtuar nga Musk.

Dyshimet se DOGE mund të jetë shpërbërë filluan të shfaqen në fillim të kësaj vere. Madje shumë ish-punonjës thuhet se u shqetësuan se roli i tyre në shkurtimin e programeve qeveritare dhe eliminimin e vendeve të punës mund të kishte pasoja kriminale.

Deri në maj, më shumë se 200,000 punonjës federalë ishin pushuar nga puna si pasojë e shkurtimeve. DOGE tha se këto shkurtime kursyen miliarda dollarë në shpenzime, por ishte e pamundur për ekspertët të vërtetonin këto pretendime për shkak të mungesës së kontabilitetit publik.

Zyrtarët e administratës së Trump nuk kanë komentuar publikisht për mbylljen e DOGE, edhe pse dikur ky Departament ishte kryefjala e punës së mandatit të dytë të Donald Trump.

Por largimi i Elon Musk nga administrata, solli ndryshime rrënjësore, pasi miliarderi i Tesla u përplas me presidentin amerikan, e madje e akuzoi Trump se është në dosjet e Jeffrey Epstein, prandaj ato nuk bëhen publike.

Që atëherë marrëdhënia mes të dyve është rregulluar, por DOGE dhe qëllimet e tij kanë mbetur në hije.

Edhe pas largimit dramatik të Musk në maj, DOGE kishte për qëllim të vazhdonte punën deri në verën e vitit 2026, sipas një urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi në janar, por gjithë puna e këtij departamenti duket se zgjati vetëm 10 muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!