Ishin sekondat e fundit. Al Nasr po e fitonte ndeshjen e radhës në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, por kapiteni ende nuk e kishte shkruar emrin e tij këtë herë.
Kristiano Ronaldo e bëri, dhe në mënyrën sesi e bëjnë legjendat. Superylli portugez shënoi golin e radhës në karrierë, por që nuk do të mbahet thjesht si i tillë.
Një roveshatë për ta dërguar topin në rrjetë.
Nuk është hera e parë që e bën, padyshim nuk harrohet perla ndaj Juventusit në Torino me fanelën e Realit në Champions në 2018, por atëherë nuk I kishte kaluar 40 vitet.
Përtej moshës, Kristiano mbetet manjaku i profesionalizmit, i cili jeton vetëm për futbollin. Sakrificat duken pa fund, por për të ia vlen.
CR7 ka tani 954 gola në karrierë, që do të thotë një më pranë kuotës mitike 1000, që nuk e ka bërë askush, të paktën jo në ndeshjet zyrtare, dhe jo që kur kanë nisur statistikat e besueshme në këtë sport.
Fitorja 4-1 e Al Nasrit ndaj rivalit Al Halixh, do të thotë se skuadra kryeqytetase vazhdon e shkëputur në krye të Ligës Profesioniste Saudite, me 29 pikë ndaj 23 të Al Hilalit, pra Kristiano Ronaldo më në fund mund ta fitojë një titull edhe në Arabi./abcnews.al

