Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mrekullia kuqezi në dëborë/ Lara Colturi del sërish e dyta në Kupën e Botës në ski alpine

schedule12:15 - 24 Nëntor, 2025

schedule 12:15 - 24 Nëntor, 2025

Padyshim që është njëra prej nesh. Quhet Lara Kolturi, gjuha e saj e nënës është italishtja, veçse prej vitesh ngre lart flamurin shqiptar, dhe kjo lartësi po I afrohet qiellit.

Skiatorja alpine e kombëtares së Shqipërisë realizoi sërish një mrekulli në Kupën e Botës, duke dalë e dyta në slalomin e zhvilluar në Gurgl të Austrisë.

Ajo ishte e shkëlqyer në të dyja zbritjet, me kohën e parë 54”43, duke qenë vetëm 31 të qindat prapa amerikanes së shquar, Mikaela Shifrin, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 49”34.

Përfundimisht, Kolturi zuri vendin e dytë në sllallom, pra mori medaljen e argjendit, ndërsa të artën e fitoi Shifrin.

Amerikania ka 103 fitore në karrierë, rekordmene e kupave të botës për të gjitha kohët.

Lara doli e dyta edhe në sllallomin e kaluar, në 15 nëntor në Levi të Finlandës, pra Shqipëria falë saj ka dy medalje argjendi këtë sezon të Kupës së Botës.

Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Franca, Zvicra dhe Brazili janë mbi ekipin kuqezi.

Kolturi po ashtu mban vendin e dytë në renditjen e sllallomit për këtë sezon, me 160 pikë ndaj 200 të amerikanes Shifrin, si dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 196 pikë ndaj 250 të rivales së saj të madhe.

Gjithsesi, po flasim për një vajzë 19-vjeçare, që po garon ndaj një legjende 30-vjeçare, dhe që të gjitha rivalet e saj janë më të mëdha në moshë se ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!