Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid “vishet me stil”/ Ndryshim historik, në klub pritet të hyjë si aksioner “Louis Vuitton”

schedule15:26 - 23 Nëntor, 2025

schedule 15:26 - 23 Nëntor, 2025

Real Madridi është shumë pranë një revolucioni të vërtetë. Klubi madrilen po shqyrton një ndryshim historik në modelin e tij të pronësisë, duke hapur dyert për futjen e investitorëve të rinj, duke shitur 10% të aksioneve të minorancës.

Sipas mediave spanjolle, një prej investirorëve të rinj pritet të jetë Bernard Arnault, një prej njerëzve më të pasur të botës, pronar i markës së modës “Louis Vuitton”.

Ai pritet të hyjë në klubin madrilen si aksioner, duke paguar 1 milioard euro për 10% të aksioneve.

Është vetë presidenti Florentino Pérez, që po përshpejton planet për të hapur klubin për investime minoritare për herë të parë.

Vlerësimi i Real Madridit tani tejkalon 10 miliardë euro, dhe një mbledhje e jashtëzakonshme pritet në mesin e dhjetorit për të çuar përpara reformën.

Modeli i ri I pronësisë parashikon që aksionari minoritar të mos ketë fuqi qeverisëse në klub, por gjithsesi do të ketë të drejta ekonomike afatmesme.

Pas marrëveshjes dypalëshe, gjithçka do të vendoset në referendumin ku do të marrin pjesë të gjithë tifozët e anëtarësuar të Real Madrid, që së bashku kanë një tjetër minorancë të aksioneve.

Bernard Arnault nuk është një I panjohur te Real Madrid, pasi kohët e fundit ai u bë furnizuesi zyrtar i klubit me markën “Louis Vuitton”.

Ndërkohë, ai ka hyrë tashmë në botën e futbollit, pasi një vit më parë mori pronësinë e klubit francez Paris FC.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!