Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, situata drejt përmirësimit në Fier

schedule09:55 - 23 Nëntor, 2025

schedule 09:55 - 23 Nëntor, 2025

FIER- Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh duke shkaktuar përmbytje nga veriu në jug. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në shumë zona, ndërsa toka bujqësore dhe disa banesa janë përfshirë nga uji.

Në qarkun e Fierit situata ka qenë e vështirë, por sipas Emergjencave Civile gjendja në terren po shkon drejt përmirësimit, pas uljes së intensitetit të reshjeve të shiut.

Niveli i lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin është në rënie. Po ashtu uji ka nisur të tërhiqet edhe nga tokat bujqësore në zonat Kashisht, Kafaraj dhe përgjatë argjinaturave të Semanit. Deri tani nuk raportohen dëmtime të infrastrukturës kritike dhe nuk ka rrugë të bllokuara.

Njoftimi nga Emergjencat Civile:

Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:
– Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj
– Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme
– Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës. Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se:
– Deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave
– Nuk kemi akse rrugore të bllokuara
– Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji
– Nuk ka banesa nën uji.
– Nga lumi Seman jane prekur disa kasolle ( bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.
– Aktualisht, moti është me reshje me intensitet të ulët
– Nevoja për mbështetje deri në këto momente nuk kemi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!