Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mali i Zi njofton se do të ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

schedule20:41 - 21 Nëntor, 2025

schedule 20:41 - 21 Nëntor, 2025

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi të premten se Podgorica “shumë shpejt” do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Duke ndjekur këtë politikë, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka paralajmëruar disa herë Podgoricën se harmonizimi i politikës së vizave është thelbësor për përparimin në bisedimet për anëtarësim dhe për qasjen në mjetet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!