Pasi u njeh fytyrën, sot opozita prezantoi Ramën me të pasmet e saj. Nën urdherit e Gazmend Bardhit deputetët e PD i kthyen kurrizin Edi Ramës, ndërsa ai fliste për buxhetin. Por Ramës, që flirton cdo moment me ironinë, nuk e mbajti dot një kompliment për ish ministrin e tij të drejtësisë në 2017.
“Po edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni mua kurrizin, sikur nuk shkon mor burrë. Megjithatë shume faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj.”
Deputetët e PD nuk levizën, me përjashtim të Gazmend Bardhit i cili nuk i rezistoi dot tundimit dhe ktheu kokën pas, për të parë çfarë po vështronte Rama ndërsa i komplimentonte pjesën e pasme të trupit, atij të parit dhe deputetëve të tjerë. Por më pas kreu kuvendor demokrat u desh të sqarojë se kthimi i të pasmeve kishte kontekst politik dhe jo erotik:
“Nuk ka gja më etike se ti kthesh shpinën këtij kryeministri”
Rama vazhdoi më pas të merrej seriozisht. Jo me të pasmet e opozitës por me të ardhmen e Shqipërisë
“Isha në Bruksel edhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave dhe meqë më pyete ‘’çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri’’, po të them se ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi, sepse po të mos e mendonin këtë, nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave”
Por ndërsa Rama e kaloi me shaka, opozitarët e vërtetë nuk e kapërcyen lehtë vendimin e Gazmend Bardhit, dhe i kujtuan atij se të pasmet e tij janë të tijat, por ato të opozitës janë të tyret:
“Deputetët e PD i kthejnë b*thën, po b*thën ia ktheni o. Po na lini radhë neve”

