Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimet për “Metamorfozën”/ Burg për 5 të pandehur, Lita e Bistri lirohen me kohën e paraburgimit

schedule18:19 - 18 Nëntor, 2025

schedule 18:19 - 18 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 të pandehur për një fraksion të dosjes Metamorfoza, të akuzuar, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, korrupsion e pastrim parasha.

Behar Brajovic, i njohur edhe me emrin Bajri, është dënuar me 13 vite burg, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, në dëm të 4 personave, Kleanthi Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Behar Bajri përfiton uljen e 1 të trettës së dënimit, dhe në përfundim është dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Edmond Preka, është dënuar me gjykim të shkurtuar 7 vite burg, për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut, për armë mbajtje pa leje dhe për grup të srtukturuar kriminal.

Asmer Bilali  u dënua përfundimisht me 5 vite e 8 muaj burg, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje në dëm të  Dorian Dulin Genc tafilin dhe ibrahim licit, si dhë për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posacmë shpalli të pafajshëm ish shefin e Operacionales Oltion Bistri për akuzën e korrupsionit, ndërsa u dënua me 2 vite burg për nxjerrje të akteve hetimore. Gjykata urdhëroi lirimin e tij nga burgu, për shkak se afatet e paraburgimit të tij janë më të larta se dënimi me 2 vite burg.

Edhe për ish Prokurorin Xhevahir Litaa, GJKKO, urdhëroi lirimin e tij nga qelia. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për zbulim të akteve hetimore dhe korrupsion. Por duke qënë se këtë pjesë dënimi e ka shlyer me afatin e parabugimit, ai do të lirohet.

Ndërkohë për dy të pandehurit e tjerë, Ardit Hasanbegajn dhe biznesmenin Pëllumb Gjokën  Gjykata e Posacme do të shpallë vendimin më datën 2 dhjetor. Për Pëllumb Gjokën, SPAK ka kërkuar 14 vite burg, për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliu dhe Dorian Duli, ndërsa për Ardit Hasanbegaj SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 9 vjet,  i akuzuar për sigurim kushtesh për të vrarë Ibrahim Licin.

Ndërkohë për vrasjen e Gjin Ndoji, ngjarje kjo e zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!