Për Serbinë mesazhi është i qartë: Beogradi duhet ti kthehet dialogut me Kosovën, ndërsa në Prishtinë ministri I jashtëm Johann Ëasephul (Vadeful) kërkoj formimin e ekzekutivit të ri, në mënyrë që Berlini të ketë një partner për të bashkëpunuar.
Gjatë një konference me Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryediplomati gjerman theksoj se përpos tyre, edhe vetë qytetarët e vendit janë duke pritur zgjidhjen e krizës politike.
“Gjermania është e gatshme që të iu ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim. Mbetet esenciale që gjendja këtu të mbetet e qetë…. dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur më 2023, 2024. Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret.”
Ndërsa presidentja Osmani kërkoj ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo ka bërë thirrje edhe për heqjen e masave, duke deklaruar se është urgjencë e domosdoshme.
“Vizita juaj në Kosovë është një dëshmi e qasjes suaj dhe qeverisë së udhëhequr nga Merz se BE-ja mbetet e paplotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si aleatin më të besueshëm në gjithë kontinentin evropian. Ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës e jo si barrë. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Heqja sa më parë e masave ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”,Ai ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit, derisa formimin e Qeverisë e ka quajtur vendimtar.”
Ministri i jashtëm gjerman është takuar edhe me kryeministrin në dëtyre Albin Kurti, por si një mesazh për të nuk kanë zhvilluar bisedimet në zyrat e qeverisë, por ato të Kuvendit.
Gjatë kësaj të marte edhe komisionerja per zgjerim Marta Kos ka përsëritur se në Kosovë duhet një qeveri e re me të cilën të bashkëpunojnë. / abcnews.al /


