Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Do shkoj në SPAK! Plumba nga armë të shtetit/ Pranon krimin shtetëror të “21 janarit”, (pa dashje)

schedule13:16 - 18 Nëntor, 2025

schedule 13:16 - 18 Nëntor, 2025

S’ka më pirueta. Sali Berisha të mërkurën i detyruar shkon në SPAK, për të dëshmuar për herë të parë si ish-kryeministër për 21 janarin. Zbuloi se ku fshihej edhe frika e paraqitjes në prokurori. Jo te dëshmia, por te akuza.

“Nesër do shkoj, po normalisht. Do shkoj. Por e them që sot, është hetim politik, po, është hetuar më parë ajo, me ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë a ku di un, është hetuar ajo”

Ai madje deklaroi edhe cili do të jetë qëndrimi i tij në spak për 21 janarin.

“Ajo që thonë se Gjykata e Strasburgut, tha vrasje shtetërore, e kam thënë unë përpara. Pse e kam thënë. Sepse ka vrasje me dashje, ka vrasje pa dashje. Atëherë e kam thënë dhe e them, ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorura në përputhje me rregullat dhe ligjin, pra janë vrasje shtetërore të paqëllimshme. Edhe këto quhen vrasje shtetërore.”

Por pavarësisht se plumbat dolën nga tytat e shtetit dhe vrasja po ashtu është shtëtërore, sërish fajin nuk e kishte ai si kryeministër, por kundërshtari i tij politik, si ish lider opozite.

“E vërteta është se SPAK e ka refuzuar këtë çështje. Pasi ka shqyrtuar dosjen, e ka refuzuar të themi atë që është, sepse e ka parë se autori kryesor i gjithë atij skenari është Edi Rama. Cilido që e sheh atë dosje, del Edi Rama lakuriq. Por unë do dal aty e do i bëj gjyq politik Edi Ramës.”

E mërkura do të jetë përballja e parë e sali berishës me të shkuarën e tij të errët, 21 janarin. Kur nga dritarja e katit të tretë shihte vrasjen e 4 protestuesve në bulevard. Kësaj radhe nuk i vlejën as sulmet, as protestat,por  i vetëm duhet të japë llogari, dhe testi i provës së zjarrit nuk është vetëm për doktorin, por edhe për vetë SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!