Policia e Shtetit
Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 73”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Ndërkaq, ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al

