Shëndetësia do të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Në total fondi parashikohet të arrij në 1 miliard euro.
Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala në Komisionin e Shëndetësis ku u diskutua projektbuxheti 2026, tha se onkologjikut i është akorduar një fond i posaçëm në vlerën prej 200 milion lekësh për barnat e rimbursueshme për sëmundjet tumorale.
“Në onkologjik kemi marr masa të menjëherëshme. Kemi marr fond prej 200 milion lekësh për barnat që ju përmendët. Per vitin 2026, per here te pare do të mundesojme rimbursimin e gjithe barnave antitumorale, népermjet nje planifikimi sa me afer nevojave reale si dhe menaxhim te stokut. Kjo do të thote qe çdo mungese do të identifikohet menjëher dhe do te ndërhyhet para se te ndikoje ne trajtimin e pacienteve.”
Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e krijimit për herë të parë të rrjetit të ri kombëtar onkologjik dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve, ministria Sala theksin e vendosi edhe në përmirësimin e kushteve spitalore në Onkologjik.
Përveç shtimit të kapaciteteve të poltroneve për marrjen e kimioterapive, Sala tha se po punohet që kimioterapia të merret edhe në spitale të tjera rajonale, pa qenë nevoja që pacienti të vij në QSUT.
“Kemi ngrit një ekip prej 2 javësh që po ndjek kimioterapinë, për lehtësim të fluksit. Po punojm për përmirësim të kushteve të ambjentit, që të krijojm edhe dy ambjente të tjera për kimio, të kalojm nga 19 poltrone në 30 poltrone, brenda vitit. Ne kimion nuk mund ta bëjm vetëm në onkologjik, ndaj në afatmesme po punojm që kjo të bëhet afër pacientit, sipas protokollit, nuk ka pse vjen në Tiranë”.
Në buxhet të 2026-ës, ndër të tjera, për herë të parë është parashikuar mbulimi i kostove për disa shërbime jetike, siç është financimi për 300 pacientë që do të marrin shërbimin e Trombektomisë në QSUNT, me një vlerë financimi 480 milion lekë, si dhe kirurgjia e gjirit për 350 gra të cilat do i nënshtrohen rikonstruksionit të gjirit me një vlerë prej 70 milionë lekë. / abcnews.al /

