Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq pritet të prekë vendin, Balluku: KESH ka analizuar situatën për basenet

schedule11:22 - 17 Nëntor, 2025

schedule 11:22 - 17 Nëntor, 2025

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.

“Ky takim sot është thërritur për shkak të situatës dhe parashikimeve nga institucionet shtetërore të specializuara, përsa i përket situatës së motit. Shqipëria do të përfshihet nga një front atmosferik i ulët, me reshje me intensitet të lartë dhe me shpejtësi të lartë ere gjithashtu.

Pritet që kjo situatë të nisë në orët e vona të natës së sotme, por nga ora një e mbrëmjes, ose në të gdhirë të datës 18 do të kemi një agravim të situatës, i cili nis nga veriu. Duke nisur nga veriu dhe më pas përhapet në verilindje, ne kemi të dhëna të cilat vijnë edhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare që ka analizuar të gjithë situatën, sigurisht për arsye të mbushjes së basenit edhe të të gjitha volumeve që do të kemi dhe që do të na duhet që të elaborojmë, për këtë arsye ju bëj me dije se duke nisur nga data 11 nëntor Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka filluar që të ulë nivelet në basenin e Komanit dhe basenin e Vaut të Dejës, për të krijuar volume të lira për gjithçka që do të vijë nga prurjet anësore të përrenjve, që është dhe pjesa më e rrezikshme përsa i përket këtyre prurjeve.

Situata parashikohet që të ketë intensitet të lartë në zonën veriore dhe verilindore në reshje, që kalojnë mbi 30 milimetra, në ndërkohë që edhe kohëzgjatja e tyre në lokacionin që sapo përmenda do të jetë pothuajse 48 orë me një shpërndarje pastaj të gjerë në pjesën juglindore të vendit edhe në pjesën jugore ku intensiteti rritet pas datës 19.

Megjithatë, unë do të ndaloja vetëm për një moment, pasi t’ju kaloj fjalën juve, do të ndaloja në situatën e Fushë Shkodrës. Janë marrë masat nga KESH për të krijuar volume në të dy basenet dhe për të mbledhur kështu ujin pa qenë nevoja që të hapen portat. Megjithatë intensiteti në atë zonë, pra në gjithë zonën e kaskadës do të jetë shumë i lartë.

Nga ana tjetër duhet pasur parasysh që shikojmë një rritje të intensitetit në zonën e jugut, por më shumë në zonën e Himarës dhe të Sarandës. Ndërkohë për sa i përket zonës së Fierit dhe zonës së Vlorës, dy zona gjithashtu sensitive përsa i përket përmbytjeve për shkak edhe të shtratit të Vjosës, duket që intensiteti do të jetë më i ulët.” u shpreh Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!