Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çdo ditë pranë librave/ Historia e 76-vjeçarit Ruhi Civuli: Leximi, energjia ime e pashtershme

schedule13:49 - 16 Nëntor, 2025

schedule 13:49 - 16 Nëntor, 2025

Në një stol pranë Pallatit të Kulturës, çdo ditë mund ta shohësh të ulur me një libër në dorë. Ruhi Civuli, është 76 vjeç, por në fytyrë i lexohet qartë dashuria që ka për librin, duke e kthyer leximin në zakon të përditshëm.

“Libri për mua ka qenë pasion dhe mbetet pasion derisa të mundem. Libri është një nga shoqëruesit më të mirë në jetë për mua.”

Për 76 vjeçarin, nuk ka ditë pa libër. Teksa na tregon zhaneret më të preferuar të tij, ndalet edhe tek përfitimet kushtuar librave. Përveçse mëson çdo herë diçka të re, Civuli thotë se leximi i sa më shumë librave i mban gjallë edhe kujtesën.

“Mosha ime është 76 vjeç, gjithmonë jam i apasionur më shumë ndaj librave historik, dramatik. Pothuajse nga të gjitha zhaneret.  Çfarë të shtyn të lexosh? Më shtyn pasioni, që e kam pasur me kohë, deri tani mund të them që në muaj më kap me 10-15 libra të lexuara.  Nëpërmjet librit forcoj edhe memorien, dhe e dyta marr diçka, mësoj diçka.  Për moshën që kam, kaloj dhe kohën”…

Për të rinjtë, ai ndjen keqardhje, që janë distancuar nga libri.

“Më vjeb keq për rininë e sotme, janë shkëputur fare nga libri. Për arsye të dixhitalizimit, dhe meren më shumë me insta, fb”.

Ruhiu ka shërbyer për më shumë së 4 dekada pjesë e bluzave të bardha, si ndihmës mjek. Pjesën më të madhe të jetës, e kaloi duke u kujdesur për të tjerët, sa në vendlindje në Maqellar të Dibrës, dhe më pas edhe në kryeqytet.

“Jam pensionist, por nostalgjik i të kaluarës. Më herët kam punuar një mjekësi, si ndihmës mjek. Në vnedlindje e kam ushtruar 35 vjet dhe 11 këtu në Tiranë”.

Pasioni për punën e detyroi 76 vjeçarin, të përdorte biçikletën për shkak të distancës. Ky mjet për Ruhiun, i cili e përdor mbi 5 dekada është kthyer tashmë në simbol të sakrificës.

“Biçikletën nga viti ‘74, sepse e kam pas të detyruar se kisha punën larg, nga Maqellara 2 orë e gjys në punë. Terreni i thyer, por e përdorja. Nga peshkopia në maqellar, 16 km e bëja me biçikletë, gati 2 orë rrugë”.

 Ruhiu është shembulli më i mirë se motivimi nuk njeh moshë. Rrëfimi i tij na tregon se, me dashuri për librin dhe me energji të pashterueshme për jetën, ndihesh gjithmonë i ri, pavarësishtë moshës dhe sfidave që jeta sjell.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!