Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, Rama: Puna në dorën tonë/ Të hënën çelen të gjithë grupkapitujt, realizimi i detyrave, kyç për dritën jeshile

schedule12:20 - 16 Nëntor, 2025

schedule 12:20 - 16 Nëntor, 2025

Të hënën, 17 nentor, Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave me BE duke i hapur të gjitha brenda  vetëm 12 muajve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar do të ulen në Bruksel ne konferencën e 7-të ndërqeveritare me BE për të shënuar hapjen e grupkapitullit “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Tryeza nderqeveritare pritet të fillojë rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa pas saj është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për zgjerimin, Marta Kos.

Kurse të martën, Edi Rama është ftuar të jetë folës kryesor në Forumin e Zgjerimit të BE.

Megjithatë, kryeministri paralajmëron se pengesat drejt anëtarësimit në BE nuk kanë mbaruar. Tashmë për Shqipërinë nis puna për të kapërcyer pengesa të reja.

“Në kohë rekord arritëm të çelim gjithë grupkapitujt e negociatave. Më 17 nëntor çelen të gjitha. Por pasi kaluam gjithë pengesat për hapjen e negociatave, tani duhet të kalojmë edhe gjithë pengesat për mbylljen e grupkapitujve të negociatave, për të kryer misionin tonë.”

Në podcastin e së dielës, Rama sqaroi se pjesa më e madhe e punës është në dorë të Shqipërisë. Nëse Tirana mbaron punët e veta, atëhere ai garantoi se edhe 27 vendet anëtare do të japin dritën jeshile.

“Edhe zoti thotë, më ndihmo të të ndihmoj. NJë pjesë është në dorën tonë, një pjesë tjetër sështë. Nëse ne mbarojmë punën tonë, marrim atë certifikatën e KE dhe pastaj janë 27 vendet e BE që duhet të japin ok. Por nëse nuk mbarojmë punët tona, pjesa tjetër pastaj dihet. Ndonjë vend mund të kërkojë më shumë argument, si e qysh, por të gjitha deri tani janë për po. Rëndësi ka të mos flemë, dhe mos flemë me sy hapur”

Një tjetër ngjarje të rëndësishme të javës kryeministri përmendi mbledhjen e përbashkët qeveritare Shqipëri-Itali në Romë. Për Ramën, Meloni dhe Italia është avokatja kryesore e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirë njohur për ne nga mbledhjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. U materializuan 16 marrëveshje që janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm, financimesh dhe punësh të përbashkëta.”

I pyetur nga Corriere Della Serra, për kampin e Gjadrit. Kryeministri Rama deklaroi se qendrat e emigrantëve te Italise ne Shqiperi do të vijojnë, por po pritet mekanizmin i ri europian pwr mwnyrwn se si.

“Pakti i ri Evropian për Migracionin do të na tregojë se si do të evoluojnë këto qendra. Dhe grupi i vendeve të përfshira është i konsiderueshëm.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!