Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestë për çlirimtarët/ Kërkohet drejtësi në Strasburg për ish-krerët e burgosur të UÇK

schedule10:59 - 16 Nëntor, 2025

schedule 10:59 - 16 Nëntor, 2025

Protesta për ish krerët e burgosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërriti këtë të diel në Strasburg të Francës, para asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin francez, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi se i ka drejtuar një letër secilit prej 285 anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Europës, ku shpreshin shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në letër kreu i organizatës, Hysni Gucati, shprehu shqetësimet e thella për mënyrën si po zhvillohet procesi, duke theksuar se aktakuzat e vitit 2020 e paraqesin strukturën e Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës si një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Sipas tij kjo përbën një tentativë indirekte për të kriminalizuar luftën e Kosovës për liri, me pasoja të rënda historike dhe politike.

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi në vitin 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Procesi është kritikuar gjerësisht pasi prej plot 5 vitesh ish-krerët e UÇK qendrojnë në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Para Strasburgut, protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Tiranë, Hagë e Prishtinë, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë nga trojet dhe nga gjithë bota.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!