Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Itinerari Fishtjan”, mes poezisë dhe shijes/ Në bujtina mikpritja fillon me fjalët “Mirë se ju pru Zoti”

schedule20:22 - 15 Nëntor, 2025

schedule 20:22 - 15 Nëntor, 2025

LEZHË- I njohur për gastronominë e pasur dhe për lidhjen e ngushtë me poetin kombëtar, fshati Fishtë në Lezhë po i jep jetë një itinerari të ri kulturor e turistik që i bashkon këto dy vlera të mëdha.

“Itinerari Fishtjan” është një shteg prej rreth 6 kilometrash që nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti at Gjergj Fishta, ndalet në Muzeun e Fishtës, kalon në vendlindjen e tij dhe përshkon gjithë zonën, duke prekur çdo bujtinë e restorant të zonës.

Përgjatë itinerarit janë vendosur 100 pjesëza me shkrime e thënie nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të.

Në çdo bujtinë të Fishtës, vizitorët priten me fjalët “Mirë se ju pru Zoti”. Mikpritja është pjesë e përditshmërisë dhe çdo gatim apo pije që shërbehet është prodhim vendas.

Iniciativa mori jetë në 154-vjetorin e lindjes së poetit kombëtar Gjergj Fishta, por për banorët dhe bizneset e zonës, ky është vetëm fillimi.

Pergjatç ketij udhëtimi, shija, kultura dhe shpirti i Fishtës bëhen në një për t’u kthyer në një destinacion për çdo vizitor që kërkon të përjetojë Lezhën ndryshe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!