Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasurohet fondi i muzeve/ Gjirokastër, promovohet historia dhe tradita për turistët

schedule20:15 - 15 Nëntor, 2025

schedule 20:15 - 15 Nëntor, 2025

GJIROKASTËR– Me synim rritjen e standardeve të muzeumeve të Gjirokastrës në shërbim të vizitorëve dhe turistëve punohet për pasurimin e fondit të tyre me relike të ndryshme.

Së fundi pjesë e Muzeut Etnografik janë bërë veshje popullore të krahinës së Gjirokastrës, të cilat risjellin dhe rijetësojnë vlerat e traditës sonë kombëtare. Kostumet karakteristike janë punuar plot mjeshtëri, elegancë dhe finesë nga artizanët lokalë duke qenë tërheqëse për vizitorët.

Kryetari bashkisë Flamur Golemi tha se kjo nismë vjen dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe sporteve, ndërsa synohet shtimi edhe më tej i pasurimit të muzeut me kostume nga të gjitha zonat e Gjirokastrës.

Pasurimi dhe rijetësimi i vazhdueshëm i muzeve në qytetin e gurtë rrit interesimin e vizitorëve dhe veçanërisht të të huajve për vlerat e historisë dhe traditës.

Në Gjirokastër funksionojnë disa muzeume si Muzeu Etnografik,  Muzeu i Armëve apo Shtëpia “Kadare”, të cilat tashmë janë shndërruar në pika të rëndësishëm për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!