Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritje pagash në sektorin publik dhe privat”/ Rama: Paga minimale 700 euro brenda mandatit të katërt

schedule10:29 - 15 Nëntor, 2025

schedule 10:29 - 15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt paga minimale do të arrijë në 700 euro. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, gjithashtu Rama nënvizoi se rritja e pagave nuk do të jetë vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat.

Më tej shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë “i vetmi vend me taksë zero për biznesin e vogël”.

“Paga minimale 500 euro është vetëm hapi i parë i mandatit të ri. Brenda mandatit të katërt paga minimale 700 euro dhe do ta hap pas hapi. Një gjë tjetër me rëndësi është që për sektorin privat kontributet e sigurimeve do ti paguaj qeveria në mënyrë që paga të merret e plotë nga punonjësit pa krijuar shqetësim për kompaninë dhe që kontributet të mos mungojnë për asnjë muaj. Do të vazhdojmë të jemi vendi i vetëm ku nuk ka taksë për biznesin e vogël”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!