Kështu ka qenë fati ynë. Një fat aspak për ta hedhur poshtë, edhe pse do të kishim dashur ta kishim përjetuar në shtëpinë tonë.
Kombëtarja shqiptare i ka kremtuar jashtë fushe të tre sukseset e mëdha të arritura në historinë e saj.
Kjo të vjen ndërmend pasi kuqezinjtë siguruan plej ofin e Kupës së ardhshme të Botës, sfida që do t’i luajnë në mars.
Gjithçka nisi në Jerevan të Armenisë pasi Shqipëri fitoi 3-0 dhe preu biletën për fazën finale të Kampionatit Europian 2016 në Francë.
Ishte mbrëmja e 11 tetorit të vitit 2015, kur pas një autogoli, dhe golave të Gjimshitit e Sadikut siguruam vendin e dytë në grup, pas Portugalisë, e duke lënë pas Danimarkën e Serbinë.
Hera e dytë ishte pak më vonë, në 17 nëntor 2023, ndërsa në stol kishte ardhur Silvinjo, e dikur kemi pasur Xhani De Biazin.
Barazimi 1-1 në kryeqytetin e Moldavisë, Çisinau, na dha kalimin në finalet e Kampionatit Europian që u mbajt vjet në Gjermani.
Sokol Cikalleshi shënoi me penallti, dhe kuqezinjtë u ngjitën një shkallë më lart, e përfunduan grupin në vend të parë, mbi Çekinë e Poloninë.
Kjo e fundit pasuroi historinë, sërish larg atdheut, edhe pse nuk është ende një kualifikim në Botëror, por në plej of.
Gjithsesi, është një herë e parë, dhe kremtimi pas fitores 1-0 u bë në Stadiumin Nacional të Andorrës./abcnews.al

