Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në vazon e dytë… për momentin/ Vështirë për ta mbajtur, e vulos vetëm fitorja me Anglinë

schedule12:41 - 14 Nëntor, 2025

schedule 12:41 - 14 Nëntor, 2025

Fitorja kundër Andorrës është shoqëruar me një rekord, por mbi të gjitha për një kapërcim domethënës të Shqipërisë në vazot e shortit për play off e “Botërorit 2026”.

Nuk është përfundimtare, pasi gjithçka do të vendoset në ndeshjet përmbyllëse të kualifikueseve, por për momentin kombëtarja kuqezi pozicionohet në vazon e dytë, bashkë me Skocinë, Çekinë dhe Sllovakinë.

Mbajtja e kësaj pozite do të jetë e vështirë, ndërsa do të vulosej vetëm në rast fitoreje në ndeshjen e fundit, të dielën kundër Anglisë në “Air Albania”.

Gjithçka mund të ndodhë, ndërsa vazo e dytë do të lehtësonte misionin e kuqezinjve për një vend në finalet e Botërorit, pasi do t’I lejonte që ndeshjen e parë të play off ta luante në shtëpi.

Por në të njëjtën kohë, mund të sillte një përballje me Kosovën, që do të shortohet në vazon e tretë, ku bashkë me të për momentin janë edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Islanda.

Por gjithçka do të përcaktohet vetëm pas ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve eliminatorë.

Deri atëherë skuadra e Sylvinho duhet të shijojë arritjen historike për kualifikimin në play off për herë të parë në histori, gjithashtu edhe një rekord.

Fitorja në Andorra ishte e pesta radhazi për kuqezinjtë, përfshirë edhe dy miqësoret me Gjibraltarin dhe Jordaninë. Asnjëherë më parë, edhe në dy rastet kur u kualifikua në finalet e Europianit, kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte regjistruar një seri të tillë rezultatesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!