Deputeti i opozitës së re propozon: Të festojmë Krishtlindjet më 7 Janar

schedule18:08 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 18:08 - 19 Dhjetor, 2019

Pasi kërkuar që 21 janari të shpallej festë kombëtare, opozitarët propozojnë që festave tona zyrtare tu shtohet edhe një tjetër.

Deputeti i opozitës së re, Vasil Sterovski, kërkon që në 7 janar të festohet dhe Krishtlindja, raporton abcnews.al.

Kjo festë kremtohet botërisht në 25 dhjetor, sipas kalendarit fetar grek, por kalendari Julian e celebron Krishtlindjen në 7 janar.

“Permes ketij amendamenti, propozohet shpallja si feste zyrtare ne Republiken e Shqiperise se:

Dates 7 janar si dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian per pakicat kombetare maqedonase, serbe dhe malazeze te besimit ortodoks”,-thuhet në projektligjin e firmosur nga deputeti Vasil Sterjovski.

Ai e mbështet këtë propozim edhe në ligjin për pakicat kombëtare, që ju jep të drejtë këtyre komuniteteve të kremtojnë festat e tyre.

Gjithçka ka një shpjegim, pasi Vasil Sterjovski erdhi deputet në Kuvend si pjesë e opozitës së re, nga listat e LSI-së, dhe përfaqëson minoritetin maqedonas në Korçë.

Kuvendi nuk ka miratuar ende as shpalljen e 21 janarit festë zyrtare në kujtim të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, ndërsa do të duhet të shprehet me votë edhe për këtë propozim me karakter fetar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!