I pafat Gjimshiti! Kapiteni ndalet nga tranversa ne minuten 46.
Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Një fitore është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.
Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.
Të besuarit e Sylvinhos janë Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa në sulm luajnë Broja, Hoxha, Manaj. / abcnews.al /

