Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Integrimi ynë me Italinë, fare i plotë’, Rama në ‘Real Story’: Të kryejmë detyrat dhe të ulemi në tryezën e BE!

schedule20:23 - 13 Nëntor, 2025

schedule 20:23 - 13 Nëntor, 2025

Nga Roma, pas mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama ishte i ftuar në programin ‘Real Story’ ku foli për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Rama tha se qytetarët shqiptarë ndihen europian 100 për qind në territorin italian, nisur nga patentat, futbolli , pensionet dhe jo vetëm.

Rama tha se është ccështje kohe që integrimi ynë me Italinë të jetë i plotë. Ndërsa për ëndrrën europiane, Rama tha se duhet të kryejmë detyrat me kujdes, të mbyllim negociatat dhe më pas të ulemi në tryezën e madhe të BE vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe sakrificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë.

Sokol Balla: Kisha një tjeter pyetje për sa i përket procesit te integrimit, të themi zonja Meloni tashmë ka marrë nickname e gruas së fortë të Europës, ja dha këtë presidenti amerikan Trump, zonja Meloni, Polonia, deri diku Hungaria dhe Sllovakia po bëjnë një presion të brendshëm ndaj Bashkimit Europian, gjë që herë pas here tek analistë të caktuar po shton dilemën nësë ky union europian do të arrijë dot të ekzistojë në momentet kur Franca nuk është në ditën e saj më të mirë, megjithse është ne ditën e mirë me ne, dhe problemi ose pyetja është nëse rruga e integrimit vështirësohet sërish edhe për shkak të këtyre tensioneve të brendshme, sa e mundur është ajo që ju e thoni shpesh herë me shaka sa herë takoheni me Melonin që në fund fare mjafton të na ketë Italia në kujdestarinë e saj, pra sa e mundur është që Italia t’i ofrojë Shqipërisë një raport special që t’i bëjë defakto qytetarët shqiptarë të ndjehen europian se paku në territorin Italian?

Edi Rama: Ne e kemi arritur këtë gjë me Italinë

Sokol Balla: Me futbollistet, me pensionistet, me patentat

Edi Rama: Kjo është çështje kohe që integrimi jonë me Italinë në këtë kuptim të jetë i plotë, fare i plotë edhe pse është pothuajse fare i plote, dhe ndërkohë që unë nuk e mendoj fare alternativën e mosekzistencës së Bashkimit Europian sepse në të gjitha rastet Bashkimi Europian mbetet projekti më i jashtëzakonshëm i njeriut politik në historinë e politikës dhe këto janë faza, janë momente që në jetën tonë janë të gjata sepse janë vite por në histori janë fragmente kohe kështu që nëse Bashkimi Europian ka një proces të vetin ku vihen re edhe problematika që krijojnë terrenin për të spekuluar dhe me mundësinë e zhdukjes së tij, keto janë procese që janë kalimtare në këndvështimin tim sepse mënyra se si globalizmi e ka transfomuar botën e bën të pamundur të imagjinosh vendet, shtetet të kthehen mrapsht edhe të zvogëlohen ndërkohë që ajo që Europës i duhet sot është që të krijojë fuqinë e nevojshme për të qëndruar një faktor në një botë ku disa fuqi janë gjithmone e më prezente dhe ku numrat, pesha  në popullsi dhe gjeografi ka një rëndësi themelore për të qëndruar elevant, kështu që fiksimi im është 2027, të kryejmë detyrat me sukses deri në 2027-tën, të mbyllim negociatat teknike, të bëjmë të gjithë luftën politike më pas për t’i kaluar të gjithë parlamentet në atë dy-vjeçarin tjetër dhe pastaj të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian. Kjo për ne është histori, kjo për ne është diçka vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe saktificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!