Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

16 marrëveshje mes Shqipërisë e Italisë/ Rama i specifikon në ‘Real Story’: Investime në industri, arsim e shëndetësi…

schedule20:19 - 13 Nëntor, 2025

schedule 20:19 - 13 Nëntor, 2025

Këtë të enjte, më 13 nëntor, u zhvillua në Romë samiti i parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, si dhe rreth 20 ministra nga të dyja qeveritë.

Në këtë samit, u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike, duke nisur nga, shëndetësia, energjia, siguria, arsimi/ inovacionin dhe luftën kundër trafikut të drogës.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, përballë gazetarit Sokol Balla, specifikoi marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian. Rama përmendi kompaninë “Enin” që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri. Kryeministri përmendi marrëveshjen me grupin “San Donato’ për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë, si dhe hapjen në Shqipëri të universitetit Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë.

Sokol Balla: Zoti kryeministër, përtej anës protokollare dhe sigurisht imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë që për herë të parë ulet më pozita të barabarta me një qeveri të një vendi të BE-së. Nga ana konkrete, marrëveshjet që u nënshkruan, çfarë janë?

Edi Rama: Kjo është një tjetër vlerë e shtuar e takimit sepse përtej fuqisë së jashtëzakonshme simbolike që ka takimi sepse patjetër që është e rëndësishme. Përtej një vulosje të lartësisë të dinjitetit që ka sot Shqipëria ndërkombëtarisht dhe që ky lloj takimi, në këtë lloj formati e konfirmon përtej thellimit të një partneriteti strategjik që është kyç për Shqipërinë në shumë aspekte. Mbledhja praktikisht përmbylli një sërë procesesh diskutimesh dhe bashkëpunimesh për marrëveshje konkrete në fusha të ndryshme që janë marrëveshje me financime, që janë marrëveshje me programe zhvillimi, që janë marrëveshje me ngritje kapacitetesh dhe jo rastësisht përmenda marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes njërës prej ekselencave më të njohura të Europës në industrinë navale siç është Fincantieri dhe kompanisë sonë të re Kajo.shpk për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman. Pash pak të gjithë studimin për këtë projekt dhe në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.

Sokol Balla: Në fakt kjo është e rëndësishme pasi edhe nga kontaktet me burime diplomatike italiane ata janë të shqetësuar për faktin që pavarësisht se Italia siç e tha dhe presidentja Meloni, Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë kur vjen puna tek investimet e mëdha serioze, ato që krijojnë vende të mëdha pune, apo krijojnë burime të tjera financiare siç thoni dhe ju që në vitin 2031 me 400 milion dollar vetëm nga një firmë ndërtimi  apo kantier ndërtimi anijesh, në Shqipëri praktikisht këto mungojnë.  Ndërkohë që Italia ka kompani të mëdha si Eneli apo të tjerat që mund dhe duhej të kishin investuar më herët në Shqipëri. Ndërkohë që investimet italiane në Shqipëri janë… në total ndoshta përbëjnë atë që tha Meloni por faktikisht këtu nuk ka investime të mëdha serioze, domethënë në Shqipëri.

Edi Rama: Kompanitë italiane ose më saktë industria italiane ka një profil të vetin në shtrirjen jashtë Italisë, që nuk karakterizohet nga agresiviteti po themi në kuptimin e shtrirjes. Por nga ana tjetër është e vërtetë që ne mund të kishim dhe duhet të kemi më shumë dhe për këtë duhet ndihma dhe mbështetja e qeverisë italiane dhe duhet vëmendja dhe besimi i kompanive të mëdha. Ndërkohë që mos të harrojmë që në kemi prej disa vitesh në Shqipëri “Enin” që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri dhe ne ndërkohe jemi duke përmbyllur një marrëveshje shumë të rëndësishme strategjike me një grup të madh italian që është grupi “San Donato’ për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë dhe për të sjellë po ashtu dhe universitetin Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë. Kështu që gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe potenciali është i madh dhe tanimë dhe rrugët janë shumë më të qarta dhe shumë më të drejta për të parë në të ardhmen e afërt prezencë më të madhe dhe të kompanive italiane.

Sokol Balla: A nuk ka ardhur momenti, në këtë pikë ku janë raportet mes dy vendeve që qoftë Shqipëria ti ofrojë Italisë favore për të lehtësuar investimet e tyre, por nga ana tjetër që ju të shtoni presionin ndaj qeverisë Italiane me të cilën keni këto raporte që keni sot që dhe Shqipëria të marrë në një farë mënyre statusin e privilegjuar përsa i përket investimeve italianë. Pasi siç u pa dhe nga dita e sotme, kostot janë më ulëta duke filluar që nga gjuha.

Edi Rama: Ne kemi një nga investimet më të mëdha që bën vetë Italia dhe që jemi dhe ne pjesë së bashku me Emiratet e Bashkuara për të interkonjeksionin me Italinë, gjë që lidhet dhe me krijimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së gjelbër në Shqipëri. Fillojmë këtë proces në një kohë jo shumë të largët sepse po mbaron faza e parë e projektit dhe po ashtu jemi në diskutime dhe për të ngritur dhe një Dava Center të fjalës së fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!