Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë para për bashkitë në 2026/ Nga buxheti i ri, përfitojnë 47.3 miliardë lekë

schedule14:21 - 13 Nëntor, 2025

schedule 14:21 - 13 Nëntor, 2025

61 bashkitë e vendit do të marrin vitin e ardhshëm rreth 47,3 miliardë lekë nga buxheti qendror. Në raport me vitin aktual, fondet rezultojnë në 4.2 miliardë lekë më shumë ose 9.7% më të larta. Pjesa më e madhe e parave, rreth 27.8 miliardë lekë do të shkojnë në formën e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme, ndërsa fondet e tjera si transfertë e pakushtëzuar sektoriale.

Ndërkohë në total, shpenzimet e buxhetit vendor për vitin e ardhshëm planifikohen në 97.7 miliardë lekë, ku përfshihet edhe transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë bashkiake.

Paratë do të shkojnë për funksionet kryesore të bashkive si për rritjen e pagave, menaxhimin e mbetjeve urbane, mbrojtjen nga zjarret apo ujitjen e kullimin.

Tirana, si bashkia më e madhe e vendit do të marrë edhe pjesën kryesore të parave me gati 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga ajo e Durrësit me 2.5 miliardë lekë, Elbasani do të përfitojë 1.8 miliardë lekë. ndërkohë pjesa tjetër e buxhetit do ndahet ndërmjet 58 bashkive të tjera të vendit.

Rreth 200 milionë lekë do të shkojnë si grant në bazë të performancës së tyre, masë që synon menaxhimin më të mirë të financave publike vendore dhe rritjen e transparencës.

Nga ana tjetër të ardhurat totale të pritshme parashikohen të arrijnë në 43.9 miliardë lekë, me një rritje prej 3.2 miliardë lekë krahasuar me vitin aktual. Peshën kryesore edhe vitin e ardhshëm pritet ta ketë mbledhja e taksës së pasurisë në rreth 10 miliardë lekë arkëtime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!