Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Slukas, “mister 10 000” i Euroligës/ Ylli i basketbollit grek arrin rekord të madh në Champions

schedule12:29 - 13 Nëntor, 2025

schedule 12:29 - 13 Nëntor, 2025

Është padyshim një nga personalitetet më të mëdhenj.

Kostas Slukas njihet si gjigand i Euroligës së basketbollit, si katër herë fitues I titullit dhe 8 herë pjesëmarrës në fazën finale, ndërsa tani bëri të vetin një rekord të madh, apo më saktë rekordin e tij e ngjiti në nivele historike.

Lojtari anësor i Panathinaikosit të Athinës u bë I pari për të gjitha kohët që kalon kulmin e 10 000 minutave në parketet e Ligës së Kampionëve të koshit.

Saktësisht ka 10 004, gjë që e arriti në ndeshjen që “të blertët” grekë e fituan pas dramës në fushën e Paris Basketbollit, me shifrat 101-95.

Slukas luajti diçka më pak se 22 minuta, duke shënuar 11 pikë e duke dhënë 7 asistë me vlerësimin më të lartë të duelit, +13.

Greku 35-vjeçar synon tashmë rekordin e numrit të ndeshjeve në Euroligë, duke qenë I dyti me 436, ndaj 456 të arritur nga ylli I Realit të Madridit, Sergio Jul.

Po ashtu, është në garë me patriotin e tij, Nik Kalathes, për numrin e asisteve duke qenë i dyti.

Edhe pse është 35 vjeç, besohet se Slukas do të luftojë për titullin e pestë në Euroligë, dhe për rekorde të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!