TIRANË– Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy vajza 21 vjeçe dhe 25 vjeçe, të cilat ishin shpallur në kërkim tre ditë më parë.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar gjatë operacionit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para një 27-vjeçari, duke i hequr lirinë, për disa orë.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se më pas i kanë dhunuar ambientet e një apartamenti./abcnews.al

